Kredia për kompanitë publike – I është kthyer rritjes gjatë këtij viti

Kredia e sektorit bankar për ndërmarrjet shtetërore po rritet sërish gjatë këtij viti. Mbështetur në të dhënat e Bankës së Shqipërisë, vlera e këtyre huave arriti në 22.3 miliardë lekë ose rreth 181 milionë euro në fund të muajit shtator. Me bazë vjetore, kredia për korporatat publike është rritur me 14%.

Prej më shumë se një dekade, financimi i ndërmarrjeve publike është dominuar nga huat e dhëna për blerje të energjisë elektrike nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), në periudha të rënies drastike të prodhimit vendas.

Megjithatë, në mesin e vitit të kaluar ky portofol u reduktua ndjeshëm. Një pjesë e mirë e kredive u ri-financuan pas disbursimit të këstit të parë të huas prej 218 milionë eurosh, që KESH ka marrë nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo bëri që në mesin e vitit të kaluar portofoli i kredisë për ndërmarrjet shtetërore të ulej ndjeshëm në rreth 19 miliardë lekë, nga 32 miliardë lekë që kishte qenë në fund të majit 2018.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aktualisht, mbështetur në të dhënat e Ministrisë së Financave, borxhi i garantuar për KESH në banka ka vlerën e 15 miliardë lekëve. Një pjesë e mirë e kredive që maturoheshin vitin e kaluar janë riskedualuar dhe shlyerja e tyre është shtyrë për në vitin 2020. Me përjashtim të kredive të riskeduluara në bankat Raiffeisen, Intesa Sanpaolo dhe OTB Bank Albania, nga shifrat e qeverisë nuk rezultojnë huamarrje të reja të KESH në banka gjatë këtij viti.

Rrjedhimisht, shtesa e huasë për ndërmarrjet publike, me mbi 20 milionë euro gjatë këtij viti, ka shkuar në sektorë të tjerë. Një prej kredive më të rëndësishme është marrë nga shoqëria Ujësjellës-Kanalizime Tiranë, në pronësi të Bashkisë së kryeqytetit. UKT ka rinovuar me shtesë një overdraft në Bankën Kombëtare Tregtare, duke e çuar shumën e kredisë në 850 milionë lekë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?