Kredia sovrane, Prifti: Një budallallëk që nuk e njeh ekonomia, klauzolë dashakeqe

Eksperti i ekonomisë, Rezart Prifti, në një lidhje me RTV Ora, tha se kushtet e vendosura nga ministria e Financave për marrjen e kredive nga biznesi janë një budallallëk.

Ai u shpreh se nëse bizneset kanë një faturim për 3 muajt e fundit të vitit 2020, që është i përafërt me faturimin e vitit 2019, atëherë nuk merret kredi, por vetëm nëse ky faturim është më i vogël.

Sipas Priftit ky është një nonsens ekonomik, pasi faturimi nuk do të thotë të ardhura.

Prifti: Është një budallallëk kur nuk e njeh ekonominë. Këta i thonë biznesit që nëse faturimi i 3 muajve të fundit të vitit 2020, është i përafërt me faturimin e vitit 2019, nuk merr kredi. Ti e merr vetëm nëse ke më pak faturim. Çdo student i ekonomisë e kupton që faturimi nuk do të thotë të ardhura, sepse ti mund të jesh milioner në bilanc, por në para të arkëtuara nuk je. Ky është problemi më i madh këtu. Pala e interesit mbi të gjitha janë njerëzit, janë rrogat. Pala e dytë janë bizneset, mediat, fasoneria, kafeteria etj. Pala e tretë janë bankat, se ku ta gjejnë që të japin kredi, të qarkullojë cash me një kredi që garantohet nga shteti. Kjo klauzolë është dashakeqe. Po ashtu bizneset kufizohen që të marrin kredi vetëm me listëpagesat e deklaruara në muajin shkurt. Por bizneset që janë ndaluar me ligj qysh tani dhe për disa muaj, përse duhet ta marrin këtë kredi, kur nuk janë likuide. Pra kjo është një skemë dashakeqe me dy kate, e para sepse i quan faturimet si të ardhurave, dhe ti si biznes duhet ta vendosësh se kur duhet ta marrësh kredinë dhe kjo kur do qeveria. 

SHKARKO APP