Kreditë e buta për banesë në Tiranë, nis procesi

Plot 1500 qytetarë të Tiranës, të pastrehë kanë aplikuar në njësitë administrative ku jetojnë për të përfituar kredi të butë nga Bashkia.  Që nga vitit 2013, ky program është i mbyllur për shkak të konstatimeve nga qeveria se ka patur abuzime, ku përfitues të kredive kanë qënë persona që nuk kishin statusin e të pastrehëve.

Bashkia e Tiranës në 2017 do të rihapë këtë program, të pavarur nga qeveria qëndrore, me një fond  paraprak që do të vihet në dispozicion nga buxheti i këtij instuitucioni prej 1 mln dollarë.

Brunilda Paskali,  nënkryetarja e bashkisë së Tiranës: Planifikojmë dhënien e kredive të buta dhe kemi nisur një proces për krijimin e një fondi për dhënien e këtyre fondeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nën/kryetarja e Bashkisë, Brunilda Paskali, jep dhe një jam të mirë për të gjithë çiftet e reja të qytetit që do të shihen me prioritet në këtë program për përfitimin e një kredi të butë për strehimin e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Brunilda Paskali:  “Synimi ynë është për të ndihmuar çiftet e reja”

Kreditë e buta janë një skemë lehtësuese që aplikohet për personat që nuk kanë banesë, që kanë një punë dhe kanë të ardhura të pakta ose mesatare.

Bashkia e Tiranës lidh marrëveshje me banka të nivelit të dytë që aprovojnë  kredi në bazë të kritereve të përcaktuara dhe 50% e të cilëve paguhet nga bashkia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?