Krenaria e Solskjaer: Ky është Man.United. E ardhmja?
Nuk ishte një përmbysje si ajo e 1999 ku me golin e tij në finalen e Champions League kundër Bayern Munich firmosi në triumfin e Man.United , por gjithsesi përmbysja ndaj PSG, këtë herë si trajner, ka po aq rëndësi për Ole Gunnar Solskjaer:

“Kishim një nisje shumë të mirë, ishte pikërisht ajo që shpresonim. Rashford në penalltinë e ekzekutuar u tregua shumë i zoti, pavarësisht se është vetëm 21 vjeç, u tregua i ftohtë, nuk kishte frikë. Ky është Champions League, ky është Man.United, gjithçka mund të ndodh.

E ardhmja? Të mos flasim shumë për këtë temë, e rëndësishme është që mbizotëron një atmosferë fantastike. Në fund të sezonit të shohim, u shpreh Solskjaer.
KOHA JONË SONDAZH

