Krerët e shtetit urojnë nga Shkodra, Tirana dhe Lezha

Kreu i shtetit Bujar Nishani zgjodhi që të urojë besimtarët Katolik për festën e Pashkëve nga kryeqendra e veriut, Shkodra.  Të veçanta i cilësoi këto Pashkë për Shqiptarët edhe për dy momente të rëndësishme siç është shenjtërimi i Nënë Terezës dhe shpallja e martirëve të fesë. Ndersa për klasën politike e ka një apel, atë të marrjes së përgjegjësive që u takojnë.

Nishani: Problematikat që shfaq sot shoqëria shqiptare që nga humbja e besimit, problemet e mëdha ekonomike që kemi, problemet që kemi me korrupsionin dhe krimin e organizuar të cilat janë një e keqe e madhe për cdo qytetar. Në radhë të parë përgjegjësia e ndeshjes me to është e klasës politike dhe unë pres të shoh angazhime reale.

Kryeministri Edi Rama zgjodhi facebook-un për të uruar. “Gëzuar Pashkët” shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga Shkodra zgjodhi të urojë besimtarët e Krishterë edhe kreu i opozitës Lulzim Basha, i cili në këto Pashkë duket se ka gjetur paqen me Jozefina Topallin, pasi si nuk kishte ndodhur më parë, erdhen për të uruar krah njeri tjetrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Basha: Kjo është ditë e ringjalljes së shpresës dhe e besimit, dhe po këtu nga Shkodra kam besim të madh, e dua ta them se kjo është ditë e ringjalljes edhe për lirinë, për demokracinë, për zhvillimin.Gëzuar Pashkët!

Basha më herët ishte edhe në Lezhë nga ku uroj besimtarët.

Nga Katedralja Shën Pali në Kryeqytet uroi edhe kryetari i bashkise se Tiranës Erion Veliaj dhe kreu i grupit demokrat, Edi Paloka.

Veliaj: Fabula e pashkes eshte një fabul shumë e bukur dhe kumti i ringjalljes së Krishtit është kumti që drita e mund errësirën që puna e mund dhunën dhe që jeta e mund vdekjen. Ndaj punoj për një qytet ku të gjithë bashkë të kemi shume jetë, më shumë dritë dhe më shumë punë.

Paloka: Dita e Pashkëve është dita e ngjalljes së shpreses, dita e ringjalljes për të cilët shqiptarët kanë aq shumë nevojë sot që ti rikthehen një jetë me te begate.

Pjesë e urimeve ka qenë edhe kryegjyshi boteror i Bektashinjve, Edmond Brahimaj.

Edmond Brahimaj: Qofshim të gjithë të bashkuar sic na do zoti. Gëzuar për shumë vjet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?