Kreshnik Çollaku: Ja si u shmang sot skenari Rilindas për përplasje civile në Mat

Drejtuesi politik i PD-së në Mat, Kreshnik Çollaku denoncon skenarin rilindas për përplasje civile në Mat, ku socialistë e kryesuar nga kandidati për kryetar bashkie, Agron Malaj zhvilluan një antimiting gjatë kohës që po zhvillohej marshimi protestë.

“Në një kohë kur opozita e bashkuar te drejtuar nga Partia Demokratike dega Mat, po zhvillonte marshimin-protestë ne qytetin e Burrelit kundër farses elektorale të ditës së dielë, mbeshtetes te kandidatit socialist per bashkine Mat kanë organizuar një antimiting.

Në krye të simpatizantëve të PS ishte kandidati për kryetar bashkie, Agron Malaj. Mitingu dhe antimitingu ka janë zhvilluar në një distancë prej vetëm pak metrash, përpara KZAZ nr. 16 në ambientet e gjimnazit “Pjetër Budi”, duke provokuar kështu edhe një përplasje civile mes qytetarëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Demokratet dhe qytetaret e Matit sonte me gjakftohtesi e qytetari shmangen nje perplasje civile mes qytetareve matjane.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot demokratët dhe qytetaret matjane shpartalluan me qytetari dhe vendosmeri skenarin Rilindas per perplasje civile.

Sot demokratët e Matit fituan betejen per zemrat mendjet dhe dinjitetin e matjaneve. Mati nuk i dorezohet diktatures, arrogancës… Mati nuk e shet lirine dinjiteten dhe endrren per nje Shqiperi Europiane”, shprehet përmes rrjeteve sociale, Kreshnik Çollaku.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?