Kreshnik Çollaku: U zhgënjyem nga aleatët

Fituesi për deputet në qarkun e Dibrës Kreshnik Çollaku për PD shprethen ndaj aletavëe që morën shumë pak vota në zgjedhjet e 25 prillit. I ftuar në emisionin Dekalog të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24 tha se kjo ishte një nga arsyet e humbjes së PD. Ja deklarata e Çollakut për gazetarin Qafoku.
“Ne duhet të bëjmë një analizë të thellë të asaj por mund të themi sot që harmonia e renditjes të shumë kandidatve të listave tona duhet të kishte qenë më e kolauduar. Rritja e rezultatit të PD erdhi për shkak të punës së struktuave në bazë. Dhe është një punë e jashtëzakonshme. Ku ka defektuar? Po. Në lista ka kandidatë që nuk kanë performancë në pritshmëri dhe shumë poshtë madje. Futja e disa aleatëve në pozicione të sigurta të PD në Tiranë prithmëria e të cilave ishte shumë e lartë ishte gabim. Prithmëria jonë nga premtimi tyre ishte e lartë, rezultati është zhgënjyes krijoi një sakrificë shtesë në PD. Shumë eksponentë të rëndësishëm të PD kandidatë potencialë u zhvendosën dhe nuk u vendosën në lista dhe u skakrifikuan për shkak të ruajtjes së kësaj fryme të koalicionit me idenë e maksimalizimit. Kjo solli një formulë që nuk rezultoi e suksesshme.
Dorëheqja apo jo e Lulzim Bashës është akt personal i tij. Nuk mund të ketë dorëheqje nën kërkesën e dikujt. Dorëheqja vjen si reflektim personal. E vlerësoi e bën, e vlerësoi nuk e bën. Nuk ka asnjë detyrim statutor. Në fund të korrikut mbaron mandati i kryetarit. Do hapet fushata për kandidim. Është një mundësi e jashtëzakonshme e çdokujt me anë atë platformae të ushtrojë këtë debat. Kam ndjekur debatet. Ka teza me vend ka edhe jo.
Përgjegjësi ka edhe stafi i ngushtë i zotit Basha. Strukturat e PD kanë performuar në nivel të lartë. Fushata e Bashës ishte cilësore. Por nga disa të deleguar dhe kandidatë pati eficencë jo maksimale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?