Kreshnik Spahiu: Berisha edhe pak vite në politikë, Meta do jetë një ”Lulzim Basha i ri”

Analisti Kreshnik Spahiu, thotë se Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të bashkohen në një parti të vetme pas zgjedhjeve lokale të 14 Majit.

Për të Berisha mund të jetë edhe pak vite aktiv në politikë, ndaj i duhet ky bashkim. Sipas Spahiut, njeriu që po investohet për të qenë lideri i ardhshëm i këtij grupimi, është Ilir Meta.

“Berisha duke pasur parasysh që është 80 vjeç dhe urojmë që të jetë 150 vjeç, por ora politike nuk është paralele me orën biologjike. Mund të ketë edhe 5-6 vite aktive në politikë dhe për këtë arsye, kjo është faza e parë e shkrirjes së LSI me grupin e Berishës, përgatitjen e një partie të përbashkët. A do ndodhë pas 2025 kur të humbasin, kjo duhet parë. Jam i sigurt, njeriu që po investohet për të qenë lideri i ardhshëm i këtij grupimi, është Ilir Meta. Pra, pak a shumë, një Lulzim Bashë i ri”, theksoi ai për ”Euronews Albania”.

SHKARKO APP