Kreshnik Spahiu: Rama po teston faktorin ndërkombëtar

Sonte në Open po diskutohen listat e hapura dhe ato të mbyllura cilat janë ato të duhurat. I pyetur për këtë analisti Kreshnik Spahiu tha se me marrëveshjen e 5 qershorit Rama po teston ndërkombëtarët.

“Rama po teston faktorin ndërkombëtar, mendoj që ai do avancojë dhe do i bëj ndryshimet kushtetuese, po i thanë ata ndal do ndalë dhe ai. Mendoj që ndërkombëtarët po luajnë me dy porta. Unë nuk mendoj që po prishet marrëveshja. E papranueshme për mua është loja e dyfishtë e ndërkombëtarëve, sepse thonë nuk mbështesim pazaret pas kuintave pastaj thonë votoni marrëveshjen e 5 qershorit, dhe kjo nuk është e moralshme sepse është një marrëveshje që nuk ndryshon asgjë”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?