Kreshnik Spahiu: Sali Berisha s’do arrestohet kurrë sepse ka kaluar afati ligjor 10-vjeçar

Nga Kreshnik Spahiu

Sali Berisha nuk do arrestohet apo dënohet dot nga prokuroria dhe gjykata për këto tre arsye:

1– sepse ka kaluar afati 10-vjeçar i parashkrimit penal.
Kodi Procedural Penal nuk lejon procedimin e një subjekti që ka kryer veprën penale korrupsion aktiv apo pasiv dhe shpërdorim detyre 10 vjet më parë.

2- sepse Partia Socialiste e dorëzoi qëllimisht denoncimin në Prokurori pas 9 vjetësh që erdhi në pushtet. Pra në kufijtë e afateve penale për ta penguar drejtësinë.

3- edhe po u ndryshua ligji, s’ka efekt prapaveprues. Ligji i ri s’mund të ketë efekt për vepra penale të kryera 10 vjet më parë.

Ja pse Rama dhe Berisha bëjnë teatër dhe lojë politike duke u hedhur hi syve amerikanëve, ndërkombëtarëve por edhe shqiptarëve.
Ata të dy kanë marrëveshje për të mos e prekur njëri-tjetrin.

SHKARKO APP