Kreu i Aleancës për Shqiptarët: Urime Ramës për fitoren, ne e duam ta shohim Shqipërinë në BE

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, dhe deputeti në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, Ziadin Sela ka uruar kryeministrin Edi Rama dhe PS-në për fitoren në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Sela thekson se qytetarët shqiptarë dëshmuan pjekuri politike dhe kombëtare, si dhe vizion për të ardhmen e vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Ai uroi që vendi ynë të futet shumë shpejtë në BE.

Postimi i plotë

Shqiptarët dhe Shqipëria dëshmuan pjekuri politike dhe kombëtare, vizion për të ardhmen dhe vazhdimin e rrugës Evropiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Urime Kryeministrit Edi Rama dhe Partisë Socialiste për fitoren që dëshmon besimin e madh të qytetarëve dhe konfirmim për punët dhe projektet e suksesshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Urime edhe të gjithë pjesëmarësve në këto zgjedhje, që i dhanë vlerë një procesi të rëndësishëm demokratik në momente vendimtare për të ardhmen e vendit.

Me zemër urojmë që Shqipërinë dhe të gjithë shqiptarët t’i shohim në familjen e madhe Europiane dhe pjesë e kombeve dhe shteteve të zhvilluara. Unë jam mirë kur është mirë Shqipëria!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?