Kreu i Antiterrorit: Riatdhesimi i fëmijëve nga Siria i vështirë, por do kthehemi sërish në kamp
Pas kthimit nga Siria me katër fëmijë dhe një grua të shpëtuar nga kampi i ferrit, drejtori i Antiterrorit, Gledis Nano, u shpreh i bindur në vijimin e operacionit për të shpëtuar fëmijët e tjerë, që prej vitesh kanë ngecur në kampin Al-Hawl në Siri.
”Veç detajeve që s’mund t’i bëjmë të ditura janë edhe emocionet, jo vetëm si punonjës i policisë por edhe si prind për të shpëtuar jetën e 4 fëmijëve. Po presim vetëm kryerjen e procedurave për të udhëtuar në misionin tjetër. Problematikë tjetër është se dhe në Liban situata s’është e lehtë, u nisëm për disa ditë dhe qëndruam në mision 5 javë. Ka 1500 të prekur nga coronavirus në Liban, këto problematika na kanë bërë të ecim më ngadalë”, u shpreh kreu i Antiterrorit.