Kreu i asamblesë së OSBE: Pa Gjykatë Kushtetuese nuk garantohet zhvillimi
Pa një Gjykatë Kushtetuese funksionale është e pamundur që të garantohet zhvillimi demokratik apo investimet, deklaron presidenti i asamblesë parlamentare të OSBE-së, George Tsereteli në një intervistë për emisionin “Diplomaticus” në News24.
“Gjyqësori mendoj se është ende një problem shumë i madh në Shqipëri. Duhen marrë vendime të rëndësishme gjatë javëve apo muajve të ardhshëm sepse pa një gjykatë kushtetuese funksionale është e pamundur që të garantohet zhvillimi demokratik apo investimet. Gjithashtu reforma elektorale është një detyrë shumë e rëndësishme për këtë vend. Kam biseduar me presidentin e republikës, me kryetarin e kuvendit, ministrin e jashtëm të Shqipërisë dhe ne jemi të gatshëm të japim ndihmën tonë për qeverinë, por së pari për popullin shqiptar”- shprehet numri i një i asamblesë parlamentare të OSBE, George Tsereteli.

KOHA JONË SONDAZH

