Kreu i bashkisë Kavajë-Ramës: Nuk na kërcënon dot, mos u sill si qyfyrexhi

Bashkia e Kavajës, përmes një reagimi për shtyp, bën të ditur se nuk e njeh 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale. Kryetari i kësaj bashkie, Isa Sakja, i është drejtuar kreut të qeverisë, Edi Rama që të mos kërcënojë përmes KQZ, pasi qeveria sipas tij ka botuar në fletoren zyrtare, dekretin e Presidentit Ilir Meta, për anulimin e 30 qershorit. Me ironi, kreu i Bashkisë së Kavajës, thotë se Rama të mos sillet më nëpër Shqipëri si qyfyrexhi. ”Hallin e datës 30 nuk ta zgjidhim dot ne! Je që je kot dhe sillesh nëpër Shqipëri si qyfyrexhi, jepi urdhër KQZ-së të shpallë menjëherë nisjen e negociatave me BE-në”!

 

Reagimi  i plotë nga kryetari i Bashkisë Kavajë, Isa Sakja 

Swiss Digital Desktop Reklama

Zoti Kryeministër! Je kokë e këmbë në paligjshmëri! Qeveria e drejtuar prej teje ka botuar në Fletoren Zyrtare dekretin e Presidentit. Siç mund ta dish fare mirë, në Fletoren Zyrtare publikohen aktet ligjore të detyrueshme për zbatim në Republikën e Shqipërisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mos u lodh me urdhra pa vlerë që nxisin militantët e tu në KQZ, të na kërcënojnë me ndjekje penale, sepse përsa kohë nuk ekziston një datë zgjedhjesh, as zgjedhjet nuk ekzistojnë.

Kushdo që vepron ndryshe, është në paligjshmëri! Zoti Kryeministër, kur Presidenti të shpallë një datë të re zgjedhjesh, atëherë gatishmëria jonë për respektimin e ligjit, do të jetë, si gjithmonë, maksimale. Hallin e datës 30 nuk ta zgjidhim dot ne! Je që je kot dhe sillesh nëpër Shqipëri si qyfyrexhi, jepi urdhër KQZ-së të shpallë menjëherë nisjen e negociatave me BE-në!

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?