Kreu i Bashkisë së Elbasanit: Nuk më ka rrahur njeri. Jam plotë energji dhe lëviz vetëm rrugëve
Bashkia e Elbasanit ka reaguar pas denoncimit të ish- kryeministrit Sali Berisha, i cili pretendoi se është ushtruar dhune ndaj kryebashkiakut të këtij qyteti, Gledian Llatja.
Në përgjigje të Berishës, bashkia i quan deklaratat të pavërteta dhe qesharake.
“T’u përgjigjesh gënjeshtrave të publikuara nga “Qytetari Dixhital” është humbje kohe, por në përgjigje të shqetësimit të qytetarëve të Elbasanit, sqarojmë:
Çdo gjë e publikuar është absolutisht e pavërtetë dhe qesharake. Por ata që merren me llafe, të vijojnë me llafe se vetëm këtë dinë të bëjnë. Bashkia e Elbasanit dhe Kryetari i Bashkisë Z. Gledian Llatja kanë punë për të bërë, si për Elbasanin edhe për mandatin e tretë qeverisës.
“Qytetarin dixhital” e presim në Elbasan për “Javën e Verës” të shohim bashkë qytetin, të shijojmë ndryshimet pozitive që vijojnë e me atë rast të shohë me sytë e tij se si Kryetari i Bashkisë së Elbasanit ikën në punë në këmbë dhe lëviz në këmbë në çdo cep të qytetit apo fshatrave të Elbasanit.
“Qytetari Dixhital” është humbje kohe për një kryetar bashkie i cili plot energji dhe përkushtim po u shërben qytetarëve të tij, qytetarëve të vërtetë, ata të cilët e zgjodhën për t’i drejtuar dhe shërbyer”, thekson bashkia.
https://arkiva.kohajone.com/rrihet-dhe-behet-peshk-kryebashkiaku-bashkia-elbasan-i-kthen-pergjigje-berishes/