Kreu i Bashkisë së Kavajës, Krali: Andi Lila është qytetar nderi, por u bë hero nga ata që e votuan kundër

Në media është bërë virale një video e futbollistit Andi Lila, kandidat i PD-së për zgjedhjet e 25 prillit, teksa është ”përzënë” nga ”Fusha e Vjetër” e qytetit, teksa po jepte intervistë për ”News24”. Për këtë situatë ka reaguar edhe Redjan Krali, kryetar i Bashkisë Kavajë. Ai ka sqaruar sot debatin publik pas incidentit të ndodhur, ku shkruan se Lila është sot i mbështetur nga ata që dje e votonin kundër, ndërsa e quan futbollistin një qytetar nderi të Kavajës. Nga ana tjetër, Krali nënvizon se incidenti në fjalë ka ndodhur pasi intervista e Lilës është bërë në një fushë sporti për të rinjtë, ku sipas tij nuk kanë nevojë për “shpërqëndrim”. Kryebashkiaku sqaron se nëse do të kishte marrë leje te autoritetet përkatëse, e gjithë kjo nuk do të kishte ndodhur.

Postimi i plotë

…dhe ai që u votua më shumë kundra (nga ato për të cilët sot papritur u bë hero), u bë dhe “deputet”…
.. kështu mbaron përralla dhe të gjithë u rikthyen në gjumë (ajo që dijnë të bëjnë më mirë).

Bashkia Kavajë në të cilën kam nderin të shërbej si Kryetar i saj, është e çdo qytetari, pa dallim bindjesh e ngjyrash e aq më pak ambiciesh politike. Andi Lila është qytetar nderi për të gjithë kontributin që ka dhënë për futbollin, aq më tepër në një qytet kaq dashamirës ndaj sportit siç është qyteti jonë.

Andi Lila gjithashtu, e di fort mirë që në një ambient ku të rinjtë tanë sot stërviten për të qenë nesër në lartësinë e tij në karrierën që kanë zgjedhur, kanë nevojë për motivim, mbështetje, regjim strikt dhe absolutisht jo “shpërqëndrim”.

Pikërisht në ndihmë të kësaj llogjike futen Institucionet përkatëse. Fusha vërtet është e çdo qytetari, jo vetëm e atyre që janë rritur e formuar në të, por funksioni i saj prioritar është stërvitja e fëmijëve.

Në çdo moment tjetër, mjafton një komunikim fare i thjeshtë me Institucionin përkatës, në rastin konkret “Drejtoria e Sporteve”, për të koordinuar dhe shmangur çdo polemike të panevojshme duke marrë për të mirëqenë që në fund të ditës, ajo që të dyja palët duan, është e mira e “talenteve” të reja.

Kryetari i Bashkisë nuk urdhëron, delegon besimin e tij për mirëfunksionimin e çdo Institucioni Drejtues. Kryetari Bashkisë është shërbëtor. Bashkia Kavajë është e qytetarëve!

SHKARKO APP