Kreu i Bektashinjve shtron iftar, e ftuar dhe ambasadorja Yuri Kim

Komuniteti Bektashian në kryeqytet shtroi iftar për besimtarët myslimanë.

Iftari i shtruar nga Baba Edmond Brahimaj bashkoi përfaqësues të të gjitha komuniteteve fetare në vend.

Mes pjesëmarrësve në darkën e shtruar ishte dhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim.

Ky është iftari i parafundit pasi nesër në mbrëmje besimtarët myslimanë festojnë Fiter Bajramin.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njoftoi të gjithë besimtarët se Fitër Bajrami do të falet ditën e enjte në orën 06:10 në Sheshin “Skënderbej”, Tiranë.

Programi fillon në orën 05:40 dhe mbaron në orën 06:20.

SHKARKO APP