Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë: Koronavirusi ka dëmtuar sipërmarrjen, të gjejmë mekanizmat për ringritje
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka gjatë një interviste dhënë për “News 24” deklaroi se duhet bërë gjithcka që ekonomia të mos shkojë në kolaps.
Jaka theksoi se koronavirusi ka dëmtuar sipërmarrjen, duke vlerësuar se duhen gjetur mekanizmat për ringritje të biznesit.
“Procedura e marrjes së kredive, e vështirë. Garancia sovrane nuk ka nevojë për kolateral. Kërkesat tona i kemi parashtruar. Mendoj se guvernatori ka informacion të saktë për ekonominë tonë. Banka po zvarrit sipërmarrjen. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm me kompanitë, që t’i mos i lëmë të shkojnë në gjendje të keqe.
Ata nuk duhet që të shkojnë asesi në falimentim. Do të bëjmë gjithcka që ekonomia të mos shkojë në kolaps. Nuk duhet shkatërruar kurrsesi sipërmarrja e lirë, por duhet inkurajuar e unë shpresoj se sa të mbarojë pandemia, gjithcka do i kthehet normalitetit”, tha Jaka.