Kreu i Dhomës së Tregtisë e Industrisë: Kërkojmë ndërprerje të interesave dhe kredive bankare

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka deklaroi se sipërmarrja ka hartuar një listë me kërkesa për t’ia parashtruar qeverisë, në një kohë kur në vend është pezulluar aktiviteti dhe puna në shumë sektorë, në kuadër të masave për frenimin e koronavirusit.

Në një lidhje telefonike për ‘News24’ Jaka pohoi se nëse nuk bëhet një koordinim i plotë i situatës në këto sipërmarrje biznesesh, pasojat do të jenë të mëdha.

Deri më tani nuk kemi pasur një koorodimin, apo një ngritje të një grupi, për pasojë se qeveria ka qenë duke marrë masa. Duhet të evidentojmë pasojat që do krijojë kjo situatë. Nëse nuk bëjmë koordinim të plote, pasojat do të jenë të rënda. Eshtë e rëndësishme që Shqipëria duke pasur një strukturë ndërmarrje, një strukturë pa imunitet, rrezikohet të kemi mbyllje të kompanive, të sipërmarrjeve. Kjo është ajo që duhet të kemi kujdes ne, në mënyrë që pasojat mos të jenë të rënda. Ne kërkojmë të kemi ndërprerje të interesave dhe kredive për një periudhë jo më pak se 3 mujore, duke iu referuar situatës që do vazhdojë. Ndërkohë që të gjitha kompanitë, hoteleri turizmi, duhet të kenë rimbursim të pagave të sigurimeve shoqërore, të atyre që janë vetëkarantinuar. Nëse sipërmarrjet mund të kenë kapacitete financiare, ka persona që mezi presin që të marrin pqagën. Duhet të kemi një pezullim të sistemit fiskal për këtë situatë. Duhet të mundësohet që furnizimi me ujë dhe drita të jetë i pandalshëm dhe nëse nuk bëhet pagesa nga sipërmarrja”,- pohoi Jaka.

SHKARKO APP