Kreu i DIA-s: Mafia shqiptare bashkëpunon në menaxhimin e trafikut të drogës me Ndranghetan

Maurizio Vallone, drejtor i DIA-s (Direzione Investigativa Antimafia-Departamenti i Hetimeve Antimafia), thotë se mafia shqiptare bashkëpunon në menaxhimin e trafikut të drogës me Ndranghetan në Liguria.

“Për mbi tridhjetë vjet Liguria ka parë praninë e të gjitha mafiozëve. Por hetuesit kanë arritur të përballen me infiltrimin.

Genova është një port që kohët e fundit ka qenë nën mbikëqyrje të ngushtë nga hetuesit. Dhe këtë e dëshmojnë sasitë e mëdha të drogës të sekuestruara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Konfiskimet e fundit në Genova nuk tregojnë domosdoshmërish se ka pasur rritje të trafikut të drogës përmes kësaj pike, por se kapacitetet hetimore janë përmirësuar. Krimi i organizuar duhet goditur”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?