Kreu i Doganave, takim me autoritetet nga Anglia: Bashkëpunimi me partnerët, i rëndësishëm në luftën ndaj trafiqeve të paligjshme
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Genti Gazheli, priti në një takim autoritetet e “Border Force International” të Britanisë së Madhe, në kuadër të bashkëpunimit që kanë autoritetet doganore me Border Force International.
Në fjalën e tij, Gazheli falenderoi Border Force International për mbështetjen e deritanishme për administratën doganore, dhe nga ana tyre, perfaqësuesit e Border Force International u shprehën se janë të kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm. Ky bashkëpunim së shpejti do të materalizohet edhe me nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi.
Përfaqësuesit e Border Force International u informuan edhe për zhvillimet në Aeroportin e Kukësit “ Flatrat e Veriut”.
Në kuadër të kësaj vizite, Autoritetet e Border Force International i dhuruan Administratës Doganore Shqiptare tre pajisje kontrolli “Agilent”, në funksion të luftës kundër trafiqeve të paligjshme.