Kreu i Emergjencave, Çako: Policia po heton nëse zjarret janë të qëllimshme

Ministria e Mbrojtjes tha më herët se për 11 ditë janë shuar 163 vatra zjarri. Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako thotë se situata është nën kontroll të plotë. Në një deklaratë për mediat, ai tha se vatrat aktive të zjarrit nuk rrezikojnë jetë njerëzish apo vendbanime. Po ashtu Çako u shpreh se shumicën e rasteve zjarret janë të qëllimshme, por po punohet së bashku me policinë e shtetit dhe organet e drejtësisë për zbardhjen e qëllimit.

”Situata është nën kontroll të plotë pothuajse në shkallë vendi. Në të gjitha qarqet është punuar intensivisht edhe ditën e sotme, zjarret janë nën kontroll. Nuk ka situata që mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve apo banesat e tyre. Vazhdon operacioni në zonën e Karaburunit, në kufi me Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Është punuar gjatë gjitha ditës së sotme me të gjitha FA dhe forcat e Mbrojtjes Civile, pro gjithashtu është punuar edhe nga ajri me helikopter për parandalimin e avancimit të zjarrit.

Helikopterët e ardhur nga Holanda dhe Çekia do të fillojnë nesër operacionin dhe besojmë që ky operacion do të përmbyllë të gjitha vatra e shpërndara në këtë gadishull. Ne jemi duke hetuar bashkë me policinë e shtetit dhe organet e tjera të drejtësisë nëse vatrat janë të qëllimshme. Në shumicën e rasteve zjarret janë me dashje. Duhet sqaruar përfundimisht nga hetimi se kush është qëllimi”.

 

SHKARKO APP