Kreu i emergjencave civile, Haki Çako: Nuk i parashikojmë dot reshjet dhe përmbytjet

Kreu i emergjencave civile, Haki Çako këtë mbrëmje thotë se nuk i parashikojmë dot reshjet dhe përmbytjet, si dhe banorët nuk braktisin dot banesat e tyre pa qenë të sigurtë.

”Kemi përcjellë informacion për parashikimin dhe përmasat që do të merrte. Pushteti vendor bën vlerësimin e situatës, Por që fenomene të tilla si reshjet e përmbytjet nuk janë të parashikueshme.

Banorët nuk braktisin dot banesat e tyre pa qenë të sigurtë. Në prioritet vendoset jeta e qytetarëve. Hapja e digave? Nuk ka lidhje me të lumi Kir, nuk ka lidhje me basenin e lumit Drin.

Janë produkt i reshjeve të shiut. Të gjitha institucionit janë në krye të detyrës. Nëse shpëtojmë jetët e njerëzve, ekonomia vendoset pastaj. Edhe ka Bashki që mjaftohen me deklarata dhe nuk respektojnë ligjin. Në fazën e menaxhimit të emergjencave, e kam edhe për bashkitë e tjera, jo vetëm Shkodra kanë papërgjegjshmëri për zbatimin e ligjit”.

SHKARKO APP