Kreu i Emergjencave, Haki Çako: Vatrat e zjarrit në Sazan janë vënë nën kontroll

Ishulli i Sazanit prej ditësh është nën ”pushtimin” e flakëve. Kreu i emergjencave, Haki Çako thotë se po vijon shuarja e zjarrit dhe për këtë janë vënë në punë të gjithë strukturat oporacionale. Për të pothuajse vatrat e zjarrit janë vënë nën kontroll, ndërsa shton se më pas do të bëhet dhe vlerësimi i dëmeve.

”Po vazhdon shuarja me të gjitha strukturat operacionale. Priten të mbyllim edhe vatrat e fundit. Pothuajse vatrat janë totalisht nën kontroll. Ndihma nga Greqia ka qenë e rëndësishme, por nuk mund të themi kyçe.

Kanë qenë në dispozicion forcat e mbrojtjes dhe pothuajse të gjitha njësitë. E keqja ka kaluar. Analiza për dëmet që janë shkaktuar nga zjarri do të bëhet shumë shpejt sapo zona të jetë e shkelshme. 

Ne kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë intensivisht. Po koordinohet puna për strukturim. Njësitë e pushtetit vendor kanë në dispozicion jo vetëm fondin e konsiderueshëm për fatkeqësitë natyrore, por edhe manualet për reagimin në kohë”.

SHKARKO APP