Kreu i FRPD, Këlliçi: Policia ushtroi terror, tërhoqi zvarrë protestuesit

Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka denoncuar dhunën e sotme të ushtruar ndaj deputetëve dhe përfaqësuesve të PD në protestën kundër betonizimit të parkut të liqenit.

Në një prenoncim për “Report TV”, Këlliçi u shpreh se policia ushtroi dhunë dhe terror, u fut brenda një lokali ku qëndronte kreu i PD për Njësinë 5 në Tiranë Ndriçim Babasi së bashku me disa të rinj të PD.

Kreu i FRPD deklaroi se policia theu tavolinat dhe mori me forcë Babasin dhe 30 të rinj të FRPD.

“Jo dhunë, ka patur terror policor, diktaturë që është e paparë. Kemi qenë ulur në tavolinë kanë ardhur dhjetra furgonë policie, forcat speciale me maska, janë thyer tavolinat e lokalit, jemi tëhequr zvarrë për t’u futur në furgon a thua se jemi kriminelë. Të jetë i bindur Veliaj, Rama, Tahiri se nuk ka bir nëne të ndalojë asnjë të ri dhe figurë të PD”,- tha Këlliçi.

SHKARKO APP