Kreu i FRPD: Qeveria e lidhur me krimin, protesta deri në largimin e Fatmir Xhafajt

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi thotë protesta e të rinjve, e nisur ditën e sotme para godinës së Ministrisë së Brendshme, do të vijojë deri në largimin e Fatmir Xhafajt. Në rubrikën “Opinion” në “News24”, Këlliçi tha se ministri Xhafaj nuk ka moral t’u bëjë vetting policëve.

Ai tha se paraditen e së mërkurës do të protestohet në orën 19:00.

“Do të ketë protesta deri në largimin e Xhafajt. Si mund të ketë vetting për policët, ndërsa ministri i Brendshëm mos të preket. Xhafaj nuk ka moral t’i bëjë vetting policëve. Krimi ka bërë pak sot me shtetin në Shqipëri. Krimi triumfoi edhe me vendimin e djeshëm të gjykatës për lirimin e Tahirit. Kemi denoncuar dorëzimin e kontrolluar të Tahirit. Që do të thotë dihej përfundimi, por ndalimi i tij u bë sa për t’i hedhur hi sy qytetarëve”, u shpreh Këlliçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke komentuar rastin e ish-ministrit Tahiri, tha se një situatë e tij, të rinjtë shqiptarë janë detyruar të largohen nga vendi. Ai bëri apel që të bëhen përpjekje që ky fenomen të ndalet.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Në PS ka persona me vepra të rënda kriminale. Sot qeverisemi nga njerëz që kanë lidhje me grupe kriminale. Nëse ky është një standard normal, atëherë tërhiqem unë personalisht, dhe Shqipëria le të shkojë në humnerë. Problemi është se mijëra të rinj po largohen jashtë vendit. Shqipëria po qeveriset nga një njeri pa profesion. Është e nevojshme të ngremë zërin”, u shpreh kreu i FRPD.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?