Kreu i FRPD-së, Këlliçi: “Gruaja” e Bilalit flet për lobime!

Belind Këlliçi, Kryetar i Forumit Rinor të PD-së, ka reaguar në lidhje me akuzat që Prokuroria ka ngritur kundër kreut të PD-së për lobimet, ka sjellë në kujtesë një fakt disi të harruar: Lobimin prej 80 mijë dollarësh të kreut të qeverisë Edi Rama në SHBA, për një foto me Presidentin amerikan Barack Obama.

“Në grahmat e fundit të pushtetit, i marri përdori dhe gurin e fundit të Prokurorisë për të bërë presion e shantazh,- shkruan Belind Këlliçi në një shënim në të cilin me ironi e thërret Ramën si “gruaja e Bilalit”, referuar ndërmjetësit që e prezantoi në Shtëpinë e Bardhë.

“Pasi ka 10 ditë që i bën presion publik dhe jopublik, Prokurorisë për lobimin, sot bënte sikur s’e dinte dhe s’kishte asnjë informacion,- shton Këlliçi. – Njeriu, që duhej të ishte në burg për 200 milionë euro pasuri të padeklaruar sipas OSBE, për vilën miliona euro në Surrel me burime të dyshimta parash, që kanabizoi Shqipërinë, futi kriminelët në parlament dhe qeveri, bën moralin e budallait.

Swiss Digital Desktop Reklama

Koha jote ka mbaruar, qelinë e ke gati! S’ka “Vetting” e presion ndaj prokurorëve, shantazh e burgosje ndaj opozitës, që na zbramps. Rama ik! E duam Shqipërinë si e gjithë Europa!”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?