Kreu i ILD-së, bën bilancin për 2020: Magjistratët s’e ndjejnë presionin politik

Artur Metani, Inspektor i Lartë i Drejtësisë në një intervistë për News24, e para për vitin 2021 tha se institucioni që drejton edhe pse me mungesë inspektorësh, ka propozuar shkarkimin e 3 gjyqtarëve dhe ka çuar në hetim 5 magjistratë.

”Sistemi është në situatë të vështirë sepse, gjyqtarët ikin dhe është e vështirë që këta gjyqtarë të zëvendësohen shpejt, sepse i tillë është sistemi, por rëndësi ka që qytetarëve t’u ngjallet besimi që institucionet funksionojnë. Për mua kjo është më e rëndësishme dhe ky është themel i debatit sot, dhe duhet të jetë themel i debatit sot: A kanë filluar të funksionojnë institucionet e reja të drejtësisë? Për mënyrën se si është ideuar dhe konceptuar reforma unë si jurist e mendoj që është një nga sfidat e kësaj shoqërie. Mua më pëlqen mënyra se si është ngritur arkitektura e sistemit të ri të drejtësisë, me kompetenca të ndara dhe shumë të qarta të institucioneve”,,-u shpreh Metani.

SHKARKO APP