Kreu i ISHP: Shqipëria ka njohur kurbë të butë, masat do ulen në javën…

Covid-19 ka prekur 409 persona dhe i ka marrë jetën 23 të tjerëve në vendin tonë, kurse të shëruar janë 154. A erdhi agresiv ky virus në vendin tonë? Drejtorja e Institutit të Shëndetit Publike, Albana Fico gjatë një interviste për “Ilva Now”, ka deklaruar se kurba e indeksit të zhvillimit të epidemisë në Shqipëri është një kurbë e butë.

“Numri i të shtruarve në spital dhe numri i rasteve pozitive, ka një burim ushqimi dhe ky është infeksioni. Ajo që kemi kuptuar deri tani është se kurba e infeksionit, zhvillimi i epidemisë është një kurbë e butë dhe kjo logjikisht të çon se dhe burimi i infeksionit të jetë i kësaj përmase”. Sipas saj po punohet për kryerjen e testimeve të shpejta për të kuptuar se sa është shkalla e infektimit në popullatë. Këtu kreu i ISHP-së iu referua shembujve të Italisë dhe SHBA-së që kanë nisur kryerjen e rapid test, e cila nxjerr rezultatin brenda 5-6 minutash.

“SHBA dhe Italia po testojnë aktualisht ata që janë hite në mënyrë që të validojnë dhe të shkojnë më gjerë për të kuptuar infeksionin e popullit. Ka një seri kitesh, janë rapid test, ngjajnë ato testet e shtatzënisë dhe për 5-6 minuta merret përgjigje. Ky test po shikohet me kujdes”. Për sa i përket masave lehtësuese që qeveria ka paralajmëruar javën e ardhshme, Fico deklaroi se “një gjë shumë e rëndësishme është se duhet të vlerësohet risku i grupit që do të përfitojnë nga ky lehtësim”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?