Kreu i KLP: Më 19 mars hapet gara për Prokuror të Përgjithshëm

Kreu i KLP, Gent Ibrahimi ka njoftuar se më 19 mars hapet gara për Prokuror të Përgjithshëm. Ibrahimi ka zbuluar se deri më tani kanë aplikuar 11 kandidatë për SPAK, ndërkohë që kanë mbetur edhe 7 ditë afat.  Ibrahim tha se SPAK dhe PP janë gati në muajin qershor, ndërsa qeveria është përgjegjëse për mungesën e zyrave.

SPAK së bashku me Gjykatën speciale do të ketë si objektiv korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe krimin e organizuar.  Me ngritjen e Prokurorisë dhe Gjykatës speciale, hapet dhe rruga për krijimin e Byrosë kombëtare të hetimit, e cila do të funksionojë sipas modelit të FBI-së amerikane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?