Kreu i KLP: Të gjejmë instrumente për të zbutur pasojat e Vettingut

Është zhvilluar ditën e sotme mbledhja e parë e përbashkët për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, KLP dhe KLGJ.

Të ftuar janë Presidenti i Republikës, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, kryetari i Gjykatës së Lartë, kryetari i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit, kryetari i Gjykatës së Posaçme të Apelit, ministri i Drejtësisë, kreu i SPAK, Prokurori i Përgjithshëm, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, drejtori i Shkollës së Magjistraturës dhe përfaqesues OPDAT dhe organizatat e tjera të cilat monitorojnë zbatimin e reformës në drejtësi.

Kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi theksoi se është detyrë e tyre të gjejnë instrumente për të zbutur pasojat e Vettingut.

Është i nevojshëm një rakordim dhe interpretim ligjor midis nesh për menaxhimin sa më optimal të sistemit gjyqësor. Ne jemi solidarisht përgjegjës për menaxhimin e sistemit të drejtësisë. Kjo është mbledhja e parë e dy Këshillave, sepse të dy institucioneve menaxhojnë statusin dhe karrierën e magjistratëve. Jemi familjet e prokurorëve dhe gjyqtarë dhe çështjet që kemi zgjedhur për t’i trajtuar sot kanë ndjeshmëri publike. Detyra jonë është të gjejmë instrumente për të zbutur pasojat e Vettingut”, tha Ibrahimi.

SHKARKO APP