Kreu i KMSH falenderon mjekët: I lutemi Zotit të mos na sprovojë më

Festa e Fitër Bajramit i gjeti këtë vit besimtarët mylimanë në rrethana të pazakonta. Pandemia e koronavirusit dhe masat kundër përhapjes së saj bënë që falja tradicionale në sheshe kësaj radhe të kryehet në xhami sipas një protokolli sigurie.

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu drejtoi sot faljen e Namazit nga Xhamia e Kokonozit në Tiranë. Gjatë ligjëratës së tij ai falenderoi mjekët dhe u ndal tek pandemia duke e cilësuar atë një sprovë të Zotit dhe u lut që normaliteti të kthehet sa më shpejt.

“Megjithëse ky Ramazan u përjetua ndryshe, sidomos në aspektin sociale jemi të gëzuar që arritëm ta mbyllim agjërimin me sukses. Ky Bajram vjen me një situatë të përmirësuar, falenderojmë mjekët që punuan me përkushtim. Besimtarët mysliman shijojnë një jetë të disiplinuar gjatë këtij muaji, si në rrafshin mysliman edhe atë shpirtëror. Vetë urimi Gëzuar Bajramin është urimi më i mirë, që buron nga thellësia e shpirtit. Koha që të reflektojmë fortë për vlerat e familjes dhe ta ruajmë atë nga antivlerat. I lutem zotit të na fali dhe mëshirojë, të na ruaj nga fatkeqësitë, sëmundjet dhe pandemitë që na kanë kapluar gjithë globit. Allahu të na ruaj nga çdo sëmundje që është e rëndë dhe nga çdo gjë që nuk e mbajmë dot në supet tona. (…)

Ishte i privuar nga adhurimet e përbashkëta, një sprovë nga ana e Zotit. i lutem Zotit të mos na sprovojë në gjëra të tilla duke shpresuar që ndoshta jemi kalitur dhe kemi nxjerrë mësime. InshAllah kjo festë lëshon mirësinë. Ramazani ndryshon sjelljen e jetë së njeriut që ka ndërgjegjësuar besimtarin dhe e ka bërë më të pastër. Ne nuk jemi çliruar nga masat e pandemisë, i kërkojmë besimtarët që të na mirëkuptojnë, t’i lutemi Zotit të çlirohemi plotësisht. Duke ditur që ky vit ishte ndryshe nga vitet e tjera, u kemi dërguar para 10 ditësh një protokoll që të mos bëhemi shkak për të përhapur këtë pandemi. ky ka qenë qëllimi i vetëm. Jemi mësuar që ta falim në sheshe, por shëndeti është më i rëndësishëm se të gjitha”, u shpreh kreu i KMSH-së, Bujar Spahiu.

SHKARKO APP