Kreu i KMSH-së: Të gjithë së bashku në lutje të përbashkët nga shtëpitë

Kryetari i Komunitetit Mysliman në Shqipëri, Bujar Spahiu nëpërmjet një video-mesazhi u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që pas namazit të akshamit të bashkohen në lutje të përbashkët.

Bujar Spahiu, kryetar i KMSh-së:

Ne e dimë shumë mirë se lutja e bërë në bashkësi në xhemat është më e pranuar tek Allahu i Madhëruar. Unë do të ju lutesha të gjithë besimtarëve mysliman shqiptarë ku do që janë, që të gjithë sëbashku duke filluar që nga sot në këtë ditë të bekuar Xhumaje pas namazit të akshamit duke pasur parasysh që të gjithë jemi në shtëpitë tona pas pune sepse ka edhe vëllezër që janë në angazhimet e tyre ditore dhe përgjatë gjithë muajt të bekuar të Ramazanit pas namazit të akshamit të ulemi dhe ti bëjmë dua krijuesit, pra Allahut.

SHKARKO APP