Kreu i Komisionit të Venecias, letër Presidentit Nishani

 

Presidenca ka bërë të ditur gjatë kësaj të marte se në adresë të kreut të shtetit shqiptar, Bujar Nishani, ka ardhur një letër e shkruar nga presidenti i Komisionit të Venecias, Gianni Buquicchio, në lidhje me reformën në drejtësi.

Në letrën në fjalë thuhet se kreu i Komisionit të Venecias e ka vlerësuar përkushtimin dhe energjinë e Presidentit të Shqipërisë për të shënuar përparim në reformën e drejtësisë, përpjekje kjo që pritet ta sjellë sistemin gjyqësor shqiptar në përputhje me standardet europiane.

Nga ana tjetër, Gianni Buquicchio ka siguruar se Komisioni i Venecias ka qenë dhe do të vazhdojë të mbetet në dispozicion të autoriteteve shqiptare për t’i ndihmuar ato në këtë proces të rëndësishëm, i cilësuar edhe si kyç për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE.

SHKARKO APP