Kreu i KQZ, Celibashi pret delegacionin e Këshillit të Europës: Përforcim i profesionalizmit të administratës zgjedhore

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi priti këtë të premte në një takim, misionin e Vlerësimit të Ndihmës Zgjedhore në Shqipëri të një delegacioni të lartë të Këshillit të Evropës.

Në takim u diskutua në detaje për përforcimin e profesionalizmit dhe pavarësisë së administratës zgjedhore përmes krijimit dhe konsolidimit të një qendre trajnimi të përhershme, moderne, dinamike dhe fleksibël në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri.

Bisedua u fokusua për pjesëmarrjen e votuesve të rinj dhe atyre që votojnë për herë të parë në zgjedhje, forcimin e kapaciteteve dhe partneritetit të KQZ-së, shoqërisë civile dhe mediave në monitorimin e fazave të ciklit zgjedhor, monitorimin dhe vëzhgimin e zgjedhjeve, mekanizmat dhe mjetet e ankesave dhe mosmarrëveshjeve, si dhe vlerat dhe parimet e BE-së, me synim anëtarësimin në BE.

Nga ana tjetër, Celibashi u shpreh se mirëpret bashkëpunimin e ngushtë me Këshillin e Evropës me programe specifike për të përmirësuar dhe optimizuar kapacitetet e brendshme të KQZ-së në funksion të zgjedhjeve të vitit 2025 dhe më tej.

SHKARKO APP