3 marsi vendim gjykate dhe protestë e opozitës. Një ditë që mund të kthehet në datë dhune e pashembullt në Tiranë

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, foli sot për regjistrimin e PD-së në zgjedhjet e 14 majit. I pyetur se cilën PD do të regjistrojë në zgjedhje, Celibashi tha se për këtë çështje do të flasë gjykata më 3 mars, por vetëm një PD do të regjistrohet.

Ka vetëm një PD, e cila nëse do të plotësojë kushtet do të regjistrohet. Në dijeninë time nuk ka dy PD. Nuk mund të ketë dy PD me të njëjtin emër. Kur të paraqitet kërkesa për regjistrim, do të vlerësojmë dokumentacionin për regjistrim dhe do të vlerësojmë cilësitë e personave që paraqesin kërkesën. Besoj se në datën 3, gjykata do të vendosë në lidhje me konfliktin se cili është organi udhëheqës i PD-së. Besoj se është angazhim pozitiv i gjykatës për t’u disponuar për këtë çështje para se të fillojë procesi elektoral. Duhet të jetë e qartë se kush është organi drejtues i asaj partie”, tha Celibashi.

Ndërkohë që Berisha ka deklaruar kandidatët për kryebashkiak në çdo bashki, edhe grupimi i Enkelejd Alibeajt po prezanton kandidatët në emër të PD.

Por me datë 3 mars kur gjykata do jap vendimin final, do të ketë një protestë të madhe të Opozitës.
Këtê e lajmëroi sot Berisha. Nëse gjykata e apelit do t’ja jap Enkelejd Alibeaj emrin dhe drejtën të regjistrohet si PD në zgjedhje, atëhere 3 marsi ka rrezik se do të jetë dhe përplasje fizike mes opozitës dhe policisë.

Sepse po që se gjykata me 3 mars vendos pro Alibeajt atëhere PD e Berishës nuk mund të regjistrohet në zgjedhjet e 14 majit.

E kjo gjë do të prodhojë destabilitet politik si dhe dhunë.

 

SHKARKO APP