Kreu i KQZ-së për pjesëmarrjen në zgjedhje, Celibashi: Presim mbi 1.6 milionë qytetarë!

Komisioneri shtetëror për Zgjedhjet , Ilirjan Celibashi tregon se nuk i ka ardhur njoftimi në shtëpi nga bashkia për vendin e votimit dhe numrin e votuesit, por ai beson se fushata e kryer nga KQZ-ja është ndër më të mirat për informimin e zgjedhësve dhe pjesëmarrja do të jetë e lartë.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare të 2021 morën pjesë 1.66 milionë votues. “Slogani ynë është Voto që të dëgjohesh. Nëse nuk voton, nuk të dëgjon njeri”,-tha Celibashi, i cili iu përgjigj edhe shqetësimit të opozitës për ndryshimin e qendrës së votimit për mbi 1 milionë votues.

Komisioneri shtetëror për Zgjedhjet e konfirmoi këtë numër, por ai tha se nuk ka vend për shqetësim. “Nuk ka ndryshime të adresës së vendndodhjes së QV. Ka lëvizje brenda për brenda fraksioneve. Pra, mbetet e njëjta shkollë për shembull, por mund të ndryshojë kati ku ndodhet QV brenda të njëjtës shkollë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu Celibashi tha se ky ndryshim ka ndodhur, pasi listat e votuesve tani hartohen sipas kodit të vendbanimit të votuesit dhe më pas renditen sipas mbiemrit. Në lidhje me detyrimin e Kodit Zgjedhor për njoftimin e qytetarëve për QV dhe numrin e votuesit nga njësia bashkiake, Celibashi pranoi se ka anomali.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?