Kreu i KQZ-së: Politika është pushtuar nga palëvizshmëria
Kur duhen pak ditë nga çelja zyrtare e fushatës për zgjedhjet e 30 qershorit, paraditen e sotme është zhvilluar një aktivitet nga KQZ me Institutin Demokratik Amerikan për transparencën e financimit të partive.
Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri u shpreh se janë hedhur hapa përpara dhe se këto zgjedhje do të shënojnë përmirësimin e transparencës financiare, ndërsa referuar situatës aktuale tha se politika është pushtuar nga impasi dhe palëvizshmëria.
“Media mos rrijë indiferente në financimin e partive. KQZ ka punuar me ekspertët më të mirë për studimin e praktikave për t’u aplikuar në vendin tonë. KQZ miratoi tre akte të rëndësishme për kontrollin dhe verifikimin e shpenzimeve të partive politike dhe fushatës. Politika është pushtuar nga impasi dhe palëvizshmëria. Jam i bindur se këto zgjedhje do të shënojnë zhvillim në përmirësimin e transparencës financiare”,-tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

