Kreu i KQZ-së tregon rrugën sesi diaspora të marrë pjesë në zgjedhje

Politika dështoi me diasporën për zgjedhjet e 25 prillit, por kreu i KQZ-së është besim plotë se objektivi për të mundësuar votimin e tyre ne zgjedhjet e ardhshme mund te realizohet. Ilirjan Celibashi zbulon variantin që mund të përmbushë kërkesat e palëve në proces.

“Duket që një pjesë e partive politike nuk e pëlqejnë votimin në ambasada, nuk e parapëlqejnë votimin nëpërmjet postes. Unë mendoj që një mënyrë hibride e votimit, duke kombinuar fletën e votimit me sistemin elektronik të dërgimit dhe marrjes së fletës së votimit do ishte mënyra më e përshtatshme“,-tha për “TCH”.

Përdorimi i teknologjisë është shtim i elementëve te sigurisë, por kohët e fundit kjo fjalë nuk gjen shume vend në Shqipëri në një kohë që të dhënat personale te qytetareve dolën sheshit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nëse për zgjedhjet e ardhshme nuk do mundësohet votimi i mërgatës unë mendoj se është dështim spektakolar qoftë i institucionit të KQZ, por edhe partive politike apo dhe institucioneve të tjera që janë apo duhet të angazhohen në këtë proces“, thotë Celibashi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?