Kreu i Kuvendit, Ruçi: Bashkëpunimi rajonal na afron më shpejt me Europën

Po zvhvillohet sot Konferenca e 16-të parlamentare rajonale për integrimin evropian të shteteve pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizimit dhe Asocimit të Evropës Juglindore.

Në këtë konferencë, Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi deklaori se Bashkëpunimi rajonal na afron më shpejt me Europën.

Ruçi u shpreh se çështjet e kësaj konference zhvillohen e mbështeten nga Procesi i Berlinit, lidhshmëria, transporti, lëvizja e studentëve dhe njohja e diplomave duke theksuar perspektivat e komunikimit mes vendeve, zhvillimin e kapitalit njerëzor etj.

Sipas kreut të Kuvendit, nëpërmjet tyre, vendet tona do të mundësojnë fuqizimin e ekonomive dhe shoqërive të tyre, për të ndërtuar një rajon me zhvillim, mirëqenie, paqe, stabilitet, siguri e qarkullim të lirë të ideve, mallrave, kapitaleve, shërbimeve e qytetarëve.

“Kjo Konferencë do të diskutojë disa çështje të rëndësishme të bashkëpunimit rajonal, të cilat zhvillohen e mbështeten nga Procesi i Berlinit, lidhshmëria, transporti, lëvizja e studentëve dhe njohja e diplomave. Këto çështje mund të vlerësohen në disa perspektiva, si: komunikimi midis vendeve tona, mbështetja e rinisë dhe zhvillimi i kapitalit njerëzor. Të gjitha këto aspekte janë thelbësore për zhvillimin, bashkëpunimin dhe kohezionin rajonal.
Nëpërmjet tyre, vendet tona do të mundësojnë fuqizimin e ekonomive dhe shoqërive të tyre, për të ndërtuar një rajon me zhvillim, mirëqenie, paqe, stabilitet, siguri e qarkullim të lirë të ideve, mallrave, kapitaleve, shërbimeve e qytetarëve.
Procesi i Berlinit, si një proces që simbolikisht nisi njëqind vjet pas fillimit të Luftës së Parë Botërore, është një mundësi që u është dhënë vendeve tona, që me mbështetjen e Bashkimit Europian, të afrohen, komunikojnë, mbështesin, plotësojnë, e konkurrojnë njëri-tjetrin.
Me qëllim që të ndërtojmë një rajon paqësor, produktiv e konkurrues, që shfrytëzon në mënyrë racionale e të qëndrueshme burimet dhe pasuritë tona dhe i përkthen ato në mirëqenie për qytetarët.
Çështjet që do të diskutoni sot nxisin jo vetëm bashkëpunimin rajonal, por edhe bashkëpunimin e rajonit tonë me pjesën tjetër të kontinentit dhe na afrojnë më shumë me familjen europiane.
Një afrim që duhet dhe po ndodh natyrshëm, si produkt dhe rezultat i zhvillimit të vendeve tona, i fuqizimit të ekonomive, shëndosjes së shoqërive, konsolidimit të institucioneve dhe zgjerimit të hapësirave të lirisë”, deklaroi Ruçi.

Kreu i parlamentit theksoi se Europa mbetet ende kontinenti i asimetrive dhe i paragjykimeve dhe se dallimi midis kufijve gjeografikë, kufijve kulturorë, kufijve ekonomikë dhe kufijve politikë të Europës duhet të fillojë të zbutet.

“Nuk mund ta mohojmë se rajoni ynë dhe vendet tona janë të paragjykuar nga pjesa tjetër e kontinentit tonë të vjetër. Europa është një vend i bukur për të jetuar. Madje nga më të bukurit në botë. Por ajo mbetet ende kontinenti i asimetrive dhe i paragjykimeve. Treguesi më i dukshëm i tyre është rajoni ynë, që në terminologjinë e sotme politike na emërtojnë Ballkani Perëndimor.
Ky term, ashtu si edhe termi tjetër, Europa Juglindore, përveç përmbajtjes gjeografike, ekspozojnë sforcimin e një pjese të vendeve dhe vendim-marrësve europianë për të vlerësuar me realizëm mundësitë e zhvillimit, burimet dhe vlerat e rajonit tonë, si pjesë integrale e qytetërimit europian. Ky dallim midis kufijve gjeografikë, kufijve kulturorë, kufijve ekonomikë dhe kufijve politkë të Europës duhet të fillojë të zbutet. Për këtë zbutje duhet të kontribojmë të gjithë, si vendet tona që ndodhen aktualisht jashtë kufijve politikë dhe ekonomikë të Bashkimit Europian, ashtu e dhe 27 vendet e kësaj organizate”, u shpreh Ruçi.

Sipas tij, rajoni ynë është një rajon europian dhe ka pse konsiderohet prej disa udhëheqësve europianë si “delja e zezë”, por një vlerë e shtuar e familjes europiane.
“Integrimi ynë europian e ka një model që mund dhe duhet të ndjekë: integrimin tonë në NATO. Mjaft vende të rajonit janë anëtare të NATO-s, por nuk kanë ende një perspektivë të qartë drejt BE-së. Serbia dhe Mali i Zi kanë çelur negociatat, por janë në vend numëro. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut u refuzuan pa të drejtë dhe pa e merituar nga ky proces në mbledhjen e Këshillit Europian të 17-18 tetorit. Ndërsa Kosova dhe Bosnje-Hercegovina kanë një përspektivë edhe më të paqartë. Kjo pozitë asimetrike midis integrimit në NATO dhe integrimit në Bashkimin Europian dëmton jo vetëm vendet e rajonit, por edhe vetë Bashkimin. Ballkani Perëndimor ndodhet në kryqëzimin e influencave të qytetërimit perëndimor dhe atyre joperëmndimore. Qëndrimet e dyzuara të vendeve skeptike dhe imponimi i tyre ndaj Këshillit Europian, natyrshëm lëshojnë terren për influencat joperëndimore”, deklaroi kreu i Parlamentit.

Ai shprehu bindjen se refuzimi i Këshillit për të hapur negociatat tetorin që kaloi, as nuk është pasuar, as nuk do të pasohet imediatisht nga rritja e influencave joeuropiane në rajon.
“Megjithatë, Bashkimi Europian duhet të lexojë qartë rreziqet e tyre për rajonin. Ne po e bëjmë detyrën tonë. Pas mbledhjes së Këshillit Europian të 17-18 tetorit, i cili nuk arriti të vendosë çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ky vendim, sado i padrejtë, nuk na dekurajoi, por na shtoi përgjegjësinë dhe detyrimet për integrimin europian të vendeve tona dhe të rajonit”, u shpreh Ruçi.

Kreu i Kuvendit pohoi se që t’i bashkohemi natyrshëm familjes europiane, kemi ende mjaft detyra për të bërë dhe objektiva për të plotësuar.
“Bashkimit Euyropian do t’i bashkohemi më shpejt, nëse do të arrijmë të ndërtojmë një bashkëpunim rajonal miqësor, paqësor, të sinqertë dhe rezultativ, nëse të gjiothë shohim përpara. Sa më shumë të forcojmë kohezionin tonë rajonal, aq më shpejt do të jemi koherentë me Europën”, përfundoi Ruçi.

SHKARKO APP