Kreu i Kuvendit/Ruçi: Mësuesit, legjionarë të heshtur të dijes
Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, uroi sot mësueset dhe mësuesit e Shqipërisë, me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit. “Urime e mirënjohje kolegëve të mi mësues. Unë jam krenar që kam qenë dhe jam njeri prej jush. Festa e mësuesve është festa e të gjithë shqiptarëve, nxënësve e prindërve. Mësuesit janë legjionarë të heshtur të dijes. Misioni i tyre është i pakrahasueshëm. Dijet janë rruga e qëndrueshme drejt të ardhmes e mirëqenies. Prandaj gjithnjë e më shumë vëmendje e burime për shkollën dhe arsimin”, shkruan në mesazhin e tij Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.