Kreu i laburistëve anglezë: Enver Hoxha, një udhëheqës i fortë

 

Kreu i laburistëve në Britaninë e Madhe, Jeremy Corbyn është kritikuar sërish pasi citoi diktatorin komunist shqiptar, Enver Hoxha, në një festë të laburistëve për Krishtlindje.

Kështu, laburisti i ekstremit të majtë i habiti të pranishmit kur përmendi Enver Hoxhën, njeriun e fajësuar për vdekjen, torturimin dhe burgosjen e mbi 100 mijë shqiptarëve, raporton "Daily Mail".

Në fjalimin e tij, Corbyn citohet të ketë thënë konkretisht se “Hoxha ka qenë një udhëheqës i fortë”.

Madje përdori gjithashtu edhe frazën e diktatorit shqiptar se “ky vit do jetë më i ashpër se viti që vjen”.

SHKARKO APP