Kreu i “Ligjeve” thirrje opozitës: Mos provoni politikën e ndasisë se dështoni si në 1997-n

Duke iu referuar vendimit të gjykatës së Tiranës për 23 të ndaluarit në protestën e ‘Rrugës së Kombit’, ku 11 prej tyre u lanë në burg, kreu i Komisionit të Ligjeve dhe deputeti i PS, Ulsi Manja tha se kur flet gjykata duhet të heshtë politika. I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në News24, Manja u shpreh se protesta kishte tre dimensione dhe u prish natyra qytetare.

“Kur flet gjykata duhet të heshtë politika. Gjykata ka pasur të gjitha materialet dhe i ka vlerësuar dëshmitë dhe vendimet dhe nuk komentoj vendimet. Ishte një protestë që kishte tre dimensione, atë politik, qytetar dhe kishte edhe dimensionin kriminal. Ishte një protestë e kërkuar nga anëtarët e Këshillit Bashkiak dhe pa leje, por u prish natyra qytetare e asaj proteste që në fund të fundit është e ligjshme ndaj një tarife. Në rast se do quhet protestë qytetare një person që dhunon pronën publike dhe godet policët unë nuk ndaj të njëjtin mendim. Për ‘Rrugën e Kombit’ nuk mund të flasë Berisha dhe Basha, mund të flasë gjithkush, por këta dy jo. Me atë rrugë janë paguar qimet e kokës. Basha u kthye prapë tek vendi i krimit. Protesta për armët kimike ishte protestë qytetare dhe kjo qeveri ka reflektuar”- tha Ulsi Manja.

Deputeti i PS i bëri thirrje opozitës që të mos krijojë ndasi mes veriut dhe jugut, pasi sipas tij Berisha e ka provuar politikën e ndasisë në vitin 1997, por doli i dështuar. Ai tha se qeveria ka dhënë mesazh se mund të negociohet me koncesionarin për t’u rishikuar tarifa.

Swiss Digital Desktop Reklama

“I bëj thirrje kësaj opozitë që kanë si kauzë shishen e benzinës dhe dhunën që të heqin dorë nga kjo mënyrë e të bërit politike, pasi të gjithë jemi shqiptare si ne veri dhe jug dhe qeveria është zgjedhur me votë qytetare kurse për atë rrugë kemi paguar taksat dhe vjedhjen e 250 mijë eurove. Berisha e ka provuar politikën e ndasisë në 1997, ku armatosi shqiptarët e veriut ndaj jugut, por dështoi. Ndaj edhe këtë radhë është i dështuar. Është për të ardhur keq që PD sa herë i hapen dyert Shqipërisë për të qenë pjese e Evropës, PD e pengon me hunj e me benzinë. Qytetarët janë shumë përpara opozitës. Jam dakord që rruga ka nevojë për mirëmbajtje dhe nuk vendosnim taksa ne duke marrë dhe ca vota më shumë. Qeveria ka dhënë mesazh të qartë se po negociohet për t’u rishikuar tarifa në atë rrugë”- tha Manja.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?