Kreu i LRI Kavajë, Dervishi: Programi i LSI-së i jep frymë çdo sektori që është përbuzur nga Rilindja

Ditën e djeshme, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, zhvilloi një takim me strukturat e partisë në qytetin e Kavajës. Gjatë mbledhjes, kreu i LRI-së së Kavajës, Baki Dervishi, tha se programi i LSI-së i jep frymë të gjithë shtresave të popullsisë në Shqipëri dhe çdo sektori që deri sot është përbuzur nga Rilindja.

Përmes një postimi në facebook, ai thotë se ”Ky program i jep më shumë siguri çdo çifti të ri që deri dje e kishte të vështirë të krijonte një familje. Arsimi është pika kryesore ku LSI ndalet gjatë dhe në mënyrë të detajuar, 5% e GDP-së shtetit i sjell vendit arsim cilësor dhe dinjitoz”.

Postimi i plotë

Swiss Digital Desktop Reklama

Programi i LSI për rininë është gjithëpërfshirës. Që nga pika nga Bebja në Bebe me fondin prej 1000 dollarësh, që për çdo familje të re është ndihmë shumë e madhe, por për një shtet është një shifër e realizueshme dhe qesharake në krahasim me konçesionet e pavlera që jep sot Rilindja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky program i jep më shumë siguri çdo çifti të ri që deri dje e kishte të vështirë të krijonte një familje. Arsimi është pika kryesore ku LSI ndalet gjatë dhe në mënyrë të detajuar, 5% e GDP-së shtetit i sjell vendit arsim cilësor dhe dinjitoz.

Programi i LSI i jep frymë të gjithë shtresave të popullsisë në Shqipëri dhe çdo sektori që deri sot është përbuzur nga Rilindja.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?