Kreu i LRI Kavajë, Dervishi: Qytetarët janë të bindur se e vetmja alternativë për ti thënë stop korrupsionit është LSI
Kreu i LRI-së Kavajë, Baki Dervishi thotë se qytetarët e Kavajës janë të bindur se e vetmja alternativë për ti thënë stop korrupsionit është LSI-ja dhe opozita e bashkuar. Teksa ka postuar disa foto nga mbledhjet e shtabit elektoral të LSI-së në Kavajë, ai nënvizon se 25 prilli është dita e shpresës së rinisë dhe qytetarëve të Kavajës.
Postimi i plotë
Krenar për shtabin energjik që çdo ditë punon në terren për ti dhënë frymë Kavajës tonë.
Mënyra e vetme për të nxjerrë nga kriza ekonomike dhe papunësia një qytet është drejtimi i institucioneve nga njerëz profesionistë që e duan Shqipërinë dhe e duan qytetin e tyre.
Qytetarët e Kavajës janë të bindur se e vetmja alternativë që mbart në radhët e saj njerëz të tillë, për ti thënë stop korrupsionit dhe padrejtësisë është LSI dhe Opozita e bashkuar. 25-Prilli është dita e shpresës së rinisë dhe qytetarëve të Kavajës.