Kreu i LRI-Ramës: Kur të vdesë Rinia e Kavajës, mund të bëhesh si “babai” yt Enveri

Një nga Bashkitë e vendit që ka refuzuar 30 qershorin si datë për zgjedhjet lokale, është edhe ajo e Kavajës. Ndaj dhe sot, Bashkia ka kërkuar lirimin e godinës që po përdoret nga KZAZ (Komisioni Zonal i Administrit Zgjedhor) për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, të shfuqizuara nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Në një reagim për situatën e tensionuar mes Bashkisë dhe Policisë së Shtetit, kreu i LRI-së së Kavajës, Baki Dervishi, thotë se rinia nuk do të lejojë zaptimin anti-ligjor të ambjenteve bashkiake. ”Kur të vdesë Rinia e Kavajës mund të bëhesh si “babai” yt Enver. Kavaja sot do të zbatojë dekretin e ruajtësit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Kavaja sot nuk do të lejojë zaptimin anti ligjor të ambjenteve bashkiake për të bërë zgjedhje Monoprtiake. Rinia e Kavajës do ti përgjigjet Ramës ashtu siç ju përgjigj regjimit Komunist”,-shkruan Dervishi në një postim në facebook.

Duke theksuar se rinia nuk do të lejojë që vendi të shkojë në konflikt civil, ai shton se: ”Për Atdheun dhe interesin kombëtar për mos ta çuar vendin në konflikt civil, rinia e Kavajës sot nuk do të lejojë të mbijë fara e konfliktit në ketë qytet pishtar të demokracisë. Demokracia lind nga djepi i saj Kavaja”. Mësohet se bashkia dhe protestuesit kërkojnë lirimin e ambienteve të KZAZ dhe i kanë vendosur afat Policisë deri në orën 16:00. Ata kërkuan lirimin e mjediseve të palestrës së Shkollës 9-Vjeçare “3 Dëshmorët”, ku është vendosur KZAZ.

Swiss Digital Desktop Reklama

R.SH /Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?