Kreu i LSI në Dibër, Hajri Laçi: Të rinjtë, më të motivuar se kurrë për sfidën e 25 prillit
Kryetari i LSI-së në Dibër, Hajri Laçi shprehet se vota e të rinjve të këtij qarku do të jenë vendimtare në fitoren e zgjedhjeve më 25 prill.
Në një postim në Facebook, Laçi shprehet se programi i LSI mundëson kthimin e vëmendjes drejt të rinjve. “Të rinjtë e LRI-së Dibër më të motivuar se kurrë për sfidën e 25 Prillit! Mbështetja tek këta të rinj do ta bëjë më të lehtë rrugëtimin tonë drejt fitores. Dibra shtëpia e të rinjve!”,- shkruan Laçi në një postim në Facebook.