Kreu i LSI ne Lezhë: Negociatat hapen pas zgjedhjeve lokale e parlamentarë të 13 tetorit
Kreu i LSI në Lezhë, ish-deputeti Petrit Gjoni shprehet se negociatat do hapen nga Parlamenti i Ri Evropian pas zgjedhjeve lokale dhe parlamentare të 13 tetorit në shqipëri.
Postimi i Petrit Gjonit në Facebook:
Nuk po mundem të gjej se çfarë roli(detyre) ka tani ky Johannes Hahn në BE?
Ose jam i painformuar unë. Flet në emër të BE-së duke pohuar: rekomandoj hapjen e negociatave se Shqipëria e meriton. Po ore zotëri po, mirë do ishte shumë për të gjithë, dhe për ju personalisht…. Por tashmë këto fjalë do ti thonë Europarlamentarët e rinj dhe strukturat drejtuese të tyre, por pa Edi Ramën, pa këta MINIBASHKIAKËT “fitues” të 30 Qershorit me më pak se 15 % të votave nëpër bashki.
Kjo mund të bëhet mjaft mirë nga Europarlamentarët me 18 Tetor, pas zgjedhjeve vendore dhe parlamentare të 13 Tetorit dhe pas një PAKTI të madh Kombëtar për qetësi dhe bashkëpunim të politikës shqiptare.
Ku ishte ky njeri deri tani,dhe nga kush porositet ky individ që tashmë ka vetem çelësat e kashtës në dorë,të dalë dhe ti hedhë benzinë situatës në Shqipëri tani?
Për të thënë fjalë të bukura, për të mbështetur këtë qeveri kriminale dhe hajdute ?! Pse ?! Me porosi nga kush?! Kujt po i sherben ?! Thirreni mikun tuaj të shtrenjtë…..,dhe thuaj ndërro kurs, se nuk duhet të drejtosh më Shqipërinë kështu…, madje tregoj dhe për vendin tuaj se çfarë u bë me qeverinë tuaj për diçka shumë të papërfillshme (përgjimet në IBIZA),krahasur me çka ka ndodhur gjithë këto kohë me Qeverinë Rama në Shqipëri, nëse ia don të mirën atij, Shqipërisë, shqiptarëve dhe BE-së.
KOHA JONË SONDAZH

