Kreu i Operatorëve Turistik i Sarandës, Arben Çipa sulmohet e gjakoset
Kreu i Operatorëve Turistik i Sarandës, Arben Çipa është goditur e gjakosur në pabesi në Sarandë. Ai flet i gjakosur pas konfliktit: M’u vërsulën brenda makinës dhe me sakatuan.
Në pamjet që janë bërë publike, Çipa shfaqet i gjakosur dhe i dhunuar rëndë, me shenja të dukshme të grushtave dhe përdorimit të sendeve të forta, që sipas tij janë përdorur nga autorët.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të drekës dje, kur biznesmeni Çipa ishte në rrugë duke u drejtuar për në punën e tij. Sipas deklaratave të bëra nga Çipa të dy personat që e sulmuan Arben Çipën.
Pas sulmit, Çipa ka pësuar lëndime të rënda, duke përfshirë gjakderdhje dhe plagë të shumta, dhe është transportuar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.

Njoftimi i policisë Sarandë
Plagosën rëndë një 52-vjeçar në Sarandë, lokalizohet dhe arrestohet njëri nga autorët, vijon kërkimi për tjetrin.
Falë veprimeve të shpejta të Specialistëve për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, u lokalizua në një banesë në fshatin Lukovë, ku po fshihej, dhe u arrestua shtetasi D. M., 37 vjeç, me precedent kriminal në krimet ndaj personit. Ndërkohë, vijon kërkimi për kapjen e shtetasit M. M., 29 vjeç.
Dy autorët, xhaxha dhe nip, dyshohen se më datë 21.02.2025, rreth orës 16:10, në vendin e quajtur “Rruga për në Heremec”, në lagjen nr. 3, Sarandë, për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, shkelma dhe sende të forta shtetasin A. Ç., 52 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e 29-vjeçarit të shpallur në kërkim si bashkëautor.
Materialet u referuan Prokurorisë për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.
KOHA JONË SONDAZH

