Kreu i opozitës greke kërcënon Shqipërinë

Kryetari i partisë opozitare në Greqi Demokracisë së Re, Kyriakos Micotaqis ka pritur në zyrën e tij në Parlament kryetarin e shoqatës demokratike kombëtare të minoritetit grek në Shqipëri ‘Omonia’, Vasil Kajo.

Kreu i ‘Omonia’ paraqiti çështjet me të cilat përballet sot pakica etnike greke në Shqipëri, si dhe vlerësoi kontributin historik të ish-kryeministrit Konstandin Micotaqis në promovimin e kërkesave të tyre.

Kryetari i Demokracisë së Re theksoi interesin e tij të vazhdueshëm për pakicën etnike greke, duke theksuar se kursi evropian i Shqipërisë shkon përmes respektimit të të drejtave të tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?